B12 / C15 + FERULIC CONCENTRATE
Disponueshmëria e marrjes nuk mund të ngarkohej
RIGJALLËRUES - HIDRATUES - TONIFIKUES - ZBARDHUES
1.7 OZ / 50ml / MADE IN SWITZERLAND
TEKSTURA: xhel, teksturë luksoze serumi
TIPI I LËKURËS: sensitive, normale, mikse, e yndyrshme, e thatë shumë e thatë
PROBLEMATIKA E LËKURËS: e thatë, tonalitet/teksturë jo e njëtrajtshme, e dëmtuar, pa shkëlqim
SHUME I MIRË PËR: tonifikim, zbardhje, rigjenerim të thellë, riparim të dëmtimeve të lëkurës
APLIKIMI: Aplikojeni në darkë veçmas ose përpara kremit hidratues/maskës së natës
E RËNDËSISHME:
- shkëlqim i dukshëm, i menjëhershëm
- i përshtatshëm për zonën rreth syve
- efekt i dukshëm, i menjëhershëm tonifikues
-efekt i dukshëm, i menjëhershëm rigjallërues
- përdoreni gjatë natës - aplikoni SPF50 në mëngjes
PËRFITIMET KRYESORE:
- Riparon në mënyrë aktive lëkurën me 1% Ferulic Acid
- Stimulon sintezën e kolagjenit me 15% Vitaminë C
- Zbardh dhe mbron lëkurën me Nonapeptide-1
- Qetëson dhe shëron lëkurën e stresuar me ekstraktin e Likerit
- Përforcon funksionin e barrierës së lëkurës me Niacinamide
- Efekt i butë dhe aktiv zbardhues me 1% Alpha Arbitin
- Mbron qelizat e lëkurës dhe stimulon kolagjenin me Vitaminë B12
- Rigjallëron thellësisht lëkurën me ekstraktin e qelizave burimore të Rrushit Lejla
- Hidraton butësisht lëkurën dhe redukton dukshëm rrudhat me Acid Hialuronik.
PËRSHKRIMI:
B12 I C15 + FERULIC Ultra Glow Concentrate
Koncentrat unik me fuqi të trefishtë, i cili i përcjell lëkurës doza të larta të ingredientëve ultra performues të testuar klinikisht që zbardhin dukshëm lëkurën, tonifikojnë, hidratojnë dhe rigjallërojnë të gjitha tipet e lëkurës, stimulojnë prodhimin e kolagjenit, riparimin e dëmtimeve të lëkurës, korrigjojnë teksturën, njëtrajtësojnë tonalitetin dhe reduktojnë çrregullimet e pigmentimit në lëkurë.
Nuanca e kuqe e këtij produkti buron nga 1% Vitaminë B12 e kombinuar me 15% Vitaminë C, 1% Acid Ferulik, 1% Niacinamide, 1% Panthenol, 1% Alpha Arbutin, 1% Nonapeptide-1, 0.5% Vitaminë E, 0.5% Acid Hialuronik, ekstrakt i rrënjës së Likerit dhe Ekstrakti i qelizave burimore të Rrushit Lejla.
Përjeto një lëkurë plot shkëlqim, një shkëlqim që zgjat dhe gjithashtu hidratim dhe efekt tonifikues pas vetëm një aplikimi. Trajtimi ynë jo kirurgjikal, ultra i fuqishëm është krijuar që të përdoret gjatë natës për rezultat të menjëhershëm dhe të zgjatur.
Secili përbërës është anti-rrudhë në vetvete delhe së bashku ato krijojnë skuadrën perfekte për të sjellë rezultate rigjallëruese për çdo tipologji lëkure, sidomos për lëkurat e dëmtuara ose me problematika të neglizhuara.
Kombinimi ynë i aktivëve, i zgjedhur me kujdes do të largojë nga lëkura radikalet e lira, do të stimulojë prodhimin e kolagjenit, do të rrisë nivelet e lagështisë, do të mbrojë nga dëmtimet ambientale, do të reduktojë stresin oksidativ, do të zbardhë çdo tipologji lëkure duke kthyer pas të gjithë vitet e dëmtimit nga dielli.
TIPARET KRYESORE:
15% Ethylated L-Ascorbic Acid ( Vitaminë C ) - Një derivat i fuqishëm i stabilizuar i Vitaminës C i cili sjell benefite anti rrudhë dhe zbardhuese për lëkurën, këto benefite shoqërohen me efikasitet afatgjatë.
Funksionon për të targetuar pamjen e rrudhave, shenjat e moshës, diskolorimet për një pamje më rinore dhe një lëkurë plot shkëlqim.
Ethylated L-Ascorbic Acid është një aktiv antioksidant dhe përbërës multi aktiv i cili targeton pothuajse çdo problematikë lëkure nga aknet e deri tek dëmtimet nga rrezet UV.
Rigjeneron thellësisht lëkurën, neutralizon radikalet e lira, mbron nga stresi ambiental, dëmtimet apo pluhuri, ndihmon lëkurën të luftojë rrudhat, tonifikon dukshëm duke e zbardhur gjithashtu atë.
1% Ferulic Acid - Konsiderohet si antioksidanti më i fuqishëm në botën e kujdesit të lëkurës.
Ofron një mbrojtje të avancuar nga papastërtitë ambientale duke neutralizuar radikalet e lira dëmtuese.I testuar klinikisht se targeton/trajton shenjat e plakjes duke përmirësuar pamjen e rrudhave dhe linjave te holla, humbjen e elasticitetit dhe duke rikthyer shkëlqimin e humbur.
1% Vitamina B12 - Luan një rol thelbësor në shëndetin e lëkurës duke ofruar nutrientët esencial për prodhimin e kolagjenit dhe mirëmbajtjen e balancës së lagështirës natyrale të lëkurës.
Vitamina B12 gjithashtu ndihmon në promovimin e rritjes së shëndetshme të qelizave, gjë që ndihmon në reduktimin e pamjes së rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes.
1% Alpha - Arbutin - funksionon për të reduktuar aktivitetin e tirosinazës duke reduktuar formimin e melanines në lëkurë. Tirosinaza e reduktuar dhe nivelet e melanines zvogëlojnë pigmentimin dhe njollat e errëta duke siguruar një pamje të njëtrajtsgme. Alpha arbutin redukton njollat e moshës, shenjat e akneve dhe skuqjen post-akne.
1% Panthenol - një përbërës aktiv i rëndësishëm hidratues, ka treguar se arrin të ndalojë humbjen e ujrave trans-eoidermale me. 1% Panthenol ka treguar klinikisht se hidraton shumë shpejt lëkurën duke e lënë atë më të tonifikuar dhe të hidratuar.
1% Nonapeptide - është një peptid zbardhues bionik i cili përmban nëntë aminoacide, i krijuar për të minimizuar pigmentimin, zbardhur, ndriçuar lëkurën dhe parandaluar
formimin fillestar të pigmentimit.
Ekstrakti i rrënjës së likerit - përmban një polifenol të veçantë bimor i cili ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga formimi pigmentimit, njollat e moshës, stresi mjedisor, duke minimizuar hiperpigmentimin, qetësimin e inflamacioneve dhe zbutjen e të gjitha llojeve të lëkurës.
Ekstrakti i qelizave burimore të rrushit lejla - i pasur me komponime fenolike, të njohura për vetitë e tyre antioksiduese dhe anti-inflamatore, ekstrakti i qelizave staminale të rrushit lejla është testuat klinikisht se promovon shëndetin e lëkurës, lufton shenjat e plakjes dhe mbron lëkurën kundër stresiy mjedisor me përqendrime të larta të resveratrolit. , flavonoidet dhe taninet. Ekstrakti i qelizave staminale të rrushit lejla mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit të kolagjenit dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës.
1% Vitaminë B3 / Niacinamide
Minimizon linjat e holla dhe rrudhat.
Kërkimet kanë zbuluar se niacinamidi rrit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar strukturën e lëkurës, duke përfshirë butësinë, linjat e holla dhe rrudhat. Ndihmon në ndriçimin dhe zbehjen e hiperpigmentimit nëpërmjet rregullimit të transferimit të melanozomeve.
Mbron kundër stresit oksidativ – Niacinamidi ndihmon në ndërtimin e qelizave në lëkurë duke i mbrojtur ato nga streset mjedisore, si rrezet e diellit, ndotja dhe toksinat.
Imunitet - Niacinamide ndihmon në ndërtimin e keratinës, një lloj proteine e cila e mban lëkurën të shëndetshme dhe të tonifikuar.
Barriera lipidike - Niacinamidi mund të ndihmojë lëkurën tuaj të krijojë një pengesë ceramide (lipide) e cila, nga ana tjetër, mund të ndihmojë në ruajtjen e lagështirës. Kjo është e dobishme për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht nëse ju
keni ekzemë ose lëkurë mature.
Minimizon skuqjen dhe njollat - Niacinamidi redukton inflamacionin, i cili mund të ndihmojë në lehtësimin e skuqjes nga ekzema, aknet dhe sëmundje të tjera inflamatore të lëkurës.
Minimizon pamjen e poreve - duke e mbajtur lëkurën të butë dhe të hidratuar ka një benefit të dytë— reduktim natyral në madhësinë e poreve.
Mbron nga dëmtimi i diellit - Niacinamidet mund të rindërtojnë qeliza të shëndetshme të lëkurës duke i mbrojtur ato gjithashtu nga dëmtimet që krijohen nga rrezet ultra-violetë.
Trajton hiperpigmentimin- duke rritur nivelet e kolagjenit.
0.5% Acid Hialuronik – gjendet në të dyja shtresat e lëkurës – në dermë dhe epidermë, ku ka një funksion mbrojtës, stabilizues të strukturës dhe që thith goditjet.
Acidi hialuronik ka aftësinë të depërtojë në lëkurë dhe të ofrojë veti të veçanta hidratuese dhe viskoelastike, të cilat e zbusin lëkurën dhe rikthejnë elasticitetin e saj, duke arritur kështu një efekt të rëndësishëm kundër rrudhave.
0.5% Vitaminë E – është një agjent i fuqishëm anti-inflamator për lëkurën pas ekspozimit ndaj rrezeve UV, duke mbështetur shëndetin dhe gjendjen optimale të lëkurës.
Ingredients
Formulated without: Parabens, Sulfates, Phthalates
INCI: Aqua (Water), Propanediol, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid ( Vitamin C ), Butylene Glycol, Polyacrylate Crosspolymer-11, Betaine, Polysorbate 20, Xanthan Gum, Lecithin,
Ferulic Acid, Niacinamide ( Vitamin B3 ), Alpha-Arbutin, Cyanocobalamin ( Vitamin B12 ), Nonapeptide-1, Panthenol, Sodium Hyaluronate ( Hyaluronic Acid ), alpha-tocopherol
( Vitamin E ), Glycyrrhiza Glabra ( Licorice ) Root Extract, Oryza Sativa ( Rice ) bran oil, Citrus Unshiu ( Satsuma Mandarin ) extract, Vitis Vinifera ( Grape Stem Cells ) Fruit Cell Extract, Isomalt, Citric Acid.
• Zvicër: Transporti falas ( Swiss Post, koha e dorëzimit 2-3 ditë pune)
• Europë: Transporti falas (DHL, koha e dorëzimit 8-10 ditë pune)
• Kosovë, Shqipëri: Transporti falas (koha e dorëzimit 1-3 ditë pune)
• Maqedoni: Transporti falas (koha e dërgesës 3-5 ditë pune)
• Vende të tjera: Transporti 15 CHF (Swiss Post Priority Plus , koha e dorëzimit 5-8 ditë pune).
• Transporti falas në mbarë botën për porositë mbi 200 CHF.
Nëse dorëzimi kryhet në një vend jo anëtar të BE-së, detyrimet, taksat ose tarifat shtesë që vijnë nga doganat ose autoritetet tatimore përgjegjëse atje, paguhen nga klienti.
Klienti këshillohet të kontrollojë me autoritetet doganore ose tatimore për detaje përpara se të bëjë porosinë